Fjoralba – mami i Roanit 4 vjec

Pershendetje Gerta,


Une jam mami i nje djali 4 vjec. Deri ne moshen 2 vjecare ishte nje femije i mbare edhe qe e shijonte shume ushqimin, pastaj ne nje periudhe te caktuar filloi te refuzonte cdo lloj ushqimi pervec qumshtit, dmth e ktheu ne sjellje kete gje. Qante, uleriste kur behej fjala per ushqim, nuk kishte kuriozitet per ta prekur dhe per ta pare se cfare kishte ne pjate, sado qe une gatuaja 3 pjata te ndryshme edhe ja pikturoja qe ti dukej terheqese, por perseri e perseri cdo dite ishte nje deshtim.

Padyshim kjo gje ndryshoi edhe nervat e mia si njeri u bera shume e padurueshme pasi u lodha duke pare tim bir qe rrinte 14 ore pa ngrene asgje (eshte nje femije qe nuk ha junk food) edhe kur une i ofroja dicka nuk e pranonte.

Motra me sygjeroi faqen tende ne instagram edhe ku filluam trajnimin bashke edhe mund te them qe cdo gje ne bote mund te pranoja, por qe im bir te ndryshonte ne lidhje me ushqimin nuk ma mbushte mendjen asgje ne bote. Nuk ishte e thjeshte, por jo e pamundur.
Tashme fal teje, punes tende, sygjerimeve tua, idete te tua te panumerta, une ja dola edhe im bir esht nje femije shembull. Te gjithe si ne shkolle por edhe njerezit qe na rrethojne habiten e me thone cfare i ke bere.

Shume faleminderit per perkushtimin edhe motivimin qe me ke dhene, nuk me mbetet gje tjeter te them pervecse pac sa me shume bekime e shendet ne jeten tende.

Sinqerisht faleminderit!

Comments are closed.