Rreth meje


Kush është Gerta?

Nënë e dy cunave Noah 4 vjec dhe Joen 7M.
Jetoj me cunat dhe bashkëshortin tim në Norvegji prej 7 vitesh.

Kam mbaruar studimet në inxhinjeri 3 vite bachelor & 2 vite master, një studente e përjetshme që gjithmonë kam bërë maksimumin për të shkëlyer dhe formuar veten në versionin më të mirë. Edhe pse shumë pak pas vendosjen time në Norvegji vazhdova të punoja në këtë fushë, gjithmonë njohurite e mia i kam vënë në shërbim për të bërë në jetë atë që më ka zgjuar gjithmonë pasionet & dashurinë për punën, edukimin dhe vlerat e larta në jetë. Me vendosjen time në Norvegji zbulova disa pasione të reja, si puna me grep, gatimi & përkujdesja e fëmijve.

Me bërjen time si nënë ky aspekt kulmoi duke hulumtuar me shumë interes për të mësuar sa më shumë rreth kësaj fushe.
Pas një viti research për tu integruar dhe gjetur vetveten në këtë shoqëri nisa punë në kopësht si zëvendësuese edukatore nga ku prej 6 vitesh tashmë punoj si «pedagogisk medarbeider» si bashkepuntore pedagogjike në një kopësht afër aty ku jetoj.

Prej kësaj kohe mumëroj një sërë kursesh, trajnimesh, certifikimesh në lidhje me kujdesin dhe ushqyerjen e fëmijve dhe lajmi më i ri për ju është diplomimi im edhe si nutricioniste për bebe dhe fëmijë.
Prej 4 vitesh themelova @receta_baby këtë komunitet nënash që ka zgjuar një tjetër dashuri pasion timin në ndihmë të nënave të reja, Por jo vetëm, të rris e kultivoj forcën e gruas, te edukoj sjelljet në ndihmë të fëmijve 0-6 vjec, të trajnoj mijra nëna tashmë për ushqyerjen me metodën BLW dhe të trajtoj cështjet e fëmijve Picky Eating. Te para trajnime te ketij lloj ne Shqiperi. Jam shume krenare qe kam vene nje gur te rendesishem ne ushqyerjen e bebeve & femijve shqipetar me fëmijë ekstrem Picky Eaters.

Eksperienca me 2 cunat, Noah që prej 7 muajsh është vetushqyer & Joen që ndjek 100% BLW prej fillimit te ushqyerjes jane shembulli im me i mire.
❤️Ky pasion për mirëushqyerjen e filizave të rinjë të jetës më bën të eci përpara duke mos ndalur punen dhe studimet e mia ne kete fushe.


✴️Një mendje e shëndoshë në një trup të shëndosh!

Receta Baby ka në fokus ushqyerjen e bebeve dhe fëmijeve sipas grupmoshave të ndryshme, që nga momenti i fillimit të ushqimit për herë të parë rreth moshes 4 apo 6 muajsh, deri kur fëmija të ndertoj autonomi dhe të themeloj zakone te shendetshme në perditshmeri e tij. Duke promovuar larmishmerine dhe vlerat ushqimore te nevojshme per tu rritur dhe zhvilluar.

Une ju ftoj të lexoni artikujt e ndryshem në këtë blog, të bazuara me studime shkencore si dhe ne eksperiencen e një nëne me fëmijë por jo vetëm, pasi puna çdo ditë me fëmijët e grupmoshave të ndryshme më ka bërë të njoh më nga afër realitetin e ushqyerjes së tyre.

Tashmë me një eksperience rreth 5 vjecare në cerdhet dhe kopshtet e fëmijve në Norvegji, ku ushqimi është një ndër prioritetet kryesore.

Këshillat bazohen në studime, trajnime, këshillime me mjek edhe institute kërkimore shkencore që punojnë për zhvillimin dhe rritjen e fëmijës në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurtë.

Eksperienca ime personale lidhet dhe me të qenurin nëne e një djali ku ushqimi ka qenë një sfidë e përditshme, por që sot ka dhënë rezultate e veta të frytshme dhe gjithcka fal këtyre këshillave të ndjekura me përpikmeri dhe me shumë devotshmëri për të arritur atë rezultat që çdo nënë do e dëshironte në lidhje me ushqyerjen.
Këtë iniciativë dhe mision të nisur, ja dedikoj djalit tim i cili më ka motivuar për ti ndarë këto receta e këshilla me çdo nënë për të rritur sa më shumë fëmijë të lumtur, më mirë të ushqyer dhe të mirë disiplinuar përpara tavolinës së ngrënies.

Sot femija im është 2 vjec dhe prej moshës 12 muajsh ha çdo ushqimin që unë i gatuaj, duke vazhduar e ndjekur gatime të shëndetshme dhe të shumëllojshme çdo ditë. Tashmë ha si ne të rriturit dhe në shtepinë tonë gatuhet një gjellë, jo disa njëkohësisht, që ju nëna e dini mirë që kërkon shumë mund, kohë dhe përkushtim. Apo jo?

Ju ftoj në faqen @receta_baby në Instagram, në kanalin e YouTube dhe Facebook Receta Baby, ju ftoj të bëheni pjesë, të ndiqni këshillat, trajnimet, përpilime menush dhe recetat e ndryshme dhe të ngrini të gjitha pyetjet tuaja të cilat ju mundojnë edhe do donit një zgjidhje.

Për një info më të permbledhur personale lexoni në foton më poshtë:

Faleminderit 🤱 Zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj.

Kur nisi ky blog djali im ishte 8 muajsh e gjysem.

Me dashuri Gerta Veliu, mami i Noahs

Administratore e @receta_baby