Home » Pure Banane

Pure Banane

Mosha 4-6M+

Pergatitja e duhur e pures se bananes per femijen, sidomos kur ja provon per here te pare duhen patur parasysh keto hapa:


-Bananja qe duhet te blini te jete mesatarisht e pjekur dmth jo jeshile apo gati e nxirre ne pjesen me te madhe te siperfaqes.
-Gjysmen e bananes e beni pure lehtesisht pa shtese te ujit me mikser apo me vone edhe me pirun per moshat nga 8M+. Ndersa gjysmen tjeter vendosjani femijes ne copa perpara qe te mesohet me teksturen e saj, duke e eksploruar nepermjet shqises se te prekurit.
-Banane eshte nder frutat qe mund te kombinohet pothuajse me cdo frut tjeter pasi eshte bere prova 3 ditore e saj, duke u dhene keshtu me shume shije fantastike kombinimeve te ndryshme dhe nje shije tashme te njohur dhe memorizuar nga femija.

– Banane mund te jepet femijes me luge direkt nga fruti pasi i qerroni lekuren dhe duke e mbledhur pak e nga pak me nje luge.

Prej moshes 8M+ femija duhet te kete mesuar ta haje vet bananen. Metoda Baby Led Weaning ju tregon sesi duhet tja ofroni femijes ta konsumoje me doren e vet, duke fituar nga cdo prove gjithmone e me shume siguri.

Leave a Reply