Parandalimi i nje Picky Eater

  • A eshte femija juaj nje Picky Eating?
  • Femija juaj a refuzon ushqimin dhe nuk ka interes te provoje shije te reja ushqimesh?
  • A ka nje regres te dukshem te oreksit per te ngrene?
  • A nuk i pranon aromat e forta dhe karakteristike ne gatime?
  • A eshte nje femije qe vetem trazon por nuk provon ushqimin? Qe e con dem duke e hedhur edhe flakur poshte?
  • A eshte femija juaj super i ndjeshem ndaj prekjes se teksturave te ndryshme ushqimesh?
  • A ben sikur mbytet per cdo lloj teksture e konsistence ushqimesh?
  • A behet nervoze femija juaj kur nuk ja servirni, prisni dhe e kerkon sipas nje menyre te gatuar ushqimin?

Jeni vetem nje klikim larg. Duke i siguruar femijes tuaj zgjidhjen e duhur dhe me te sigurte per te kapercyer te gjitha keto pikepyetje me siper.

Blini tani trajnimin Picky Eating dhe merrni programin qe permban:

  1. Trajton femijet qe refuzojne te provojne ushqime te reja apo dhe ato qe i kane pas ngrene me pare.
  2. Meson femijet si te nderveprojne me ushqimet dhe te reduktojne neveritjen ndaj ushqimeve apo frikes per te prekur ushqimet me dore.
  3. Femije qe preferojne vetem nje numer te kufizuar shijesh.
  4. Femije qe nuk marrin sasine e nevojshme te vlerave ushqimore ne dieten e tyre.
  5. Plane te hartuara per te analizuar ecurine e femijes.
  6. Femije qe hane ne menyre te c’rregullt.
  7. Permiresimi i aftesive kordinuese, autonomise se femijes dhe sfidave sensorale dhe psikologjike.
  8. Keshillimi i prindit te ndimoj zhvillimin e aftesive te ushqyerjes.
  9. Nese femija juaj ka nje game te kufizuar te ushqimeve qe preferon dhe refuzon vazhdimisht cdo ushqim te ri.
  10. Nese femija ka probleme sensoriale ose ka probleme me aromat apo teksturat e ndryshme.
  11. Menu te shendetshme dhe rutine e vakteve sipas moshes.
  12. Informacione shtese si ndihma e pare per femijet
  13. Akses ne te gjitha guidat e ushqyerjes ne website http://www.recetababy.com
  14. Disponibilitet per pyetje dhe konsulta ne grup.

Regjistrohu tani

16 Comments

  1. Absolutisht zgjedhja me e mire qe kam bere per femijen tim por dhe per mua si nene. Sapo kemi mbaruar trajnimin dhe shoh shume ndryshime ne rutinen dhe vaktet gjate dites. Jemi shume me te qete, vaktet tashme permbajne nje larmishmeri ushqimesh qe i lejojne femijes tim te zgjedhe pa u ndjere i detyruar.
    Ne fund te dites, mama te lumtura dhe femije te lumtur.

  2. Fale perkushtimit të Gertes ne punen e saj kam mesuar receta të reja po mbi te gjitha metoda si t’ja ofroj keto ushqime djalit tim. I jam mirenjohese pafund

  3. Gerta, nje terapi per mendjen tuaj fillimisht, pasi zeri i saj te fal shume qetesi dhe ju siguroj qe femija do ndihet me i lumtur pas trajnimit.

    Faleminderit shume Gerta!

  4. 😁😁🥰🥰 dhe une jam kenaqur pa fund sot .po fillon tme pelqeje ky mesim dhe mua😃 .ka gjera te cilat si mendojme as si dime qe ekzistojme dhe shume nena lene pa ushqyer femijet vitet e para te jetes me idene se nuk ha asgje femija im…por thjeshte sduhet te dorezohemi kurre per asgje…te pakten te japim maksimumin tone. I lexova me shume vemendje te gjitha cka me the dhe jam shume e kenaqur deri tani se pari nga ju ( pasi shikoj qe je nje njeri aq pozitiv dhe kjo me jep dhe mua shume deshire dhe kurajo te vazhdoj kete rrugetim ,le te themi)dhe se dyti nga Deisi qe po meson 😁

  5. Pershendetje mama, kur vjen puna te femijet te gjitha jemi skeptike dhe per vendimet qe marrim vet e jo me t’i besojme dikujt te na orientoj. E ashtu e dyzuar u bera pjese ne programin “Picky Eater” me Gerten me 1001 pikepyetje ne koke. Tani qe cdo gje perfundoj dhe fillova te shoh ndryshime e permiresime qe me dukeshin te paarritshme fajesoj veten pse duhet te prisja mbi nje vit te bindja veten per te marr programin. Gerta do t’ju jap orientimet e duhura se nga t’ja filloni, madje me ka keshilluar edhe privatisht per menyra ushqyerje qe lidhen me femijen tim dhe nuk i ka nje femije tjeter. Pra, nuk eshte thjesht nje program. Me Gerten ke edhe nje shoqe qe ne moment dobesie t’i shkruash, ajo eshte aty ne cdo ore me miresine e saj per te te mbeshtetur e orientuar. E di, shume prej jush mund te thoni se keni lexuar pafund por edhe une ashtu si shume prej jush kam lexuar e lexoj pafund. Nuk eshte e njejta gje te lexosh tek tuk e te marresh nje program me hapa konkrete se ku te fillosh, si apo cfare te ndryshosh qe ndoshta se kupton ne sjelljen tende se po e ben gabim me femijen. Edhe tani pas programit kemi shume pune per te arritur ku duam por te pakten kemi themele te forta qe nuk do na lejojne te kthehemi pas. I jam mirenjohese pafund Gertes per punen e palodhur qe ben dhe kontaktet qe mban me nenat edhe pas programit. Faleminderit Gerta, je shembull shume i mire referimi jo vetem si nene por edhe si grua sepse qetesia qe ke na ka mesuar shume.

  6. Jam shume e kenaqur nga trjanimi Picky Eating, ka qene nje ndihme e madhe per mua. Fale trajnimit ime bije ka bere shume permiresim ne sasine dhe menyren e te ngrenit. Tani vaktet tona jane pa stres, shijojme ushqimin dhe jemi te qete gjate vakteve. Gerta ka qene gjate gjithe kohes e gatshme per te na ndihmuar e per te na motivuar gjate ketij rrugetimi. Do ia rekomandoja te gjitha nenave qe i kane femijet nazelinj ne te ngrene. Eshte investimi me i mire qe mund te beni per femijen dhe veten.

    • Te falenderoj shume e dashur! Jam e lumtur qe tashme Po i shijoni vaktet tuaja te qeta dhe teper te kenaqura pa stres dhe frike sesa do haje apo ca do haje. Jam e sigurte qe ky rrugetim keshtu do te shkoje Sepse perkushtimi dhe pozitiviteti e kane ndihmuar edhe me teper vajzen tende te haje p naze sot. 🙏🏻😍 Well done!

  7. Une sapo mbarova trajnimin dhe kam goxha permiresim..sigurisht kemi akoma shume pune per te bere por te pakten jemi futur ne rrugen e duhur dhe kjo vetem fale ketij trajnimi dhe mbi te gjitha fale Gertes! Faleminderit Gerta nga zemra..qe na jep qetesi dhe vetebesim ne cdo problem sado te vogel apo te madh qe ne kemi…

    • Shume Faleminderit Lorena! Me vjen mire qe tani keni sigurine per ti cuar cdo lloj problematike deri ne fund. Si nje proves i veshtire qe eshte e me sfida. Por qe do ja dilni me se miri jam e bindur. Jeni ne rruge te mbare!

  8. Para se te filloja kete trajnim kam qene shum shum e stresuar pasi djali filloj thuajse mos te me hante asgje, kisha vec ankth pse nuk han? nuk me ngopej me ushqim dhe per kete arsye nuk me bente as gjumin e qete grindej shume dhe me shum pa gjum sesa ne gjum nuk mund ta pershkruaj dot sesa keq ndihesha sepse e dija qe dicka isha duke bere gabim
    Dhe nje dite shoh add e Receta Baby G.V dhe vendosa ti shkruaj
    Kjo ka qen dita qe zoti besoj I eshte pergjigje lutjeve te mija qe te gjeja nje zgjidhje dhe dikush mund te me ndihmonte
    Qe ne trajtimin e pare qe kam bere me Gerten kam pare ndryshim te djali im
    Uroj qe ky mesazh te lexohet nga nenat qe kan probleme me ushqyerjen e femijeve te tyre, cdo tek qe ata kane ndryshon jemi ne qe duhet tja ndryshojme dhe vec Gerta mund tju ndihmoje per cdo problem qe keni
    Mos kini turp kerkoni ndihme sepse ndihmoni femijet tuaj veten tuaj
    Sepse per nje nene nuk besoj qe ka gje me te bukur te shoh femijen te shendetshem te bej gjumin sic duhet
    Ju uroj te gjithave fat dhe besoni te vetja juaj po duke kerkuar dhe ndihme te Gerta (do jete gjeja me me vlere qe do beni per femijet tuaj…

    • FALEMINDERIT 💜
      Skam fjale per keto qe ke thene. Ndihem jashtezakonisht e vleresuar. Jo vec faktit te fjaleve qe ke shkruar Por rezultatit e asaj qe ti ke arritur me djalin ne kete trajnim. Me motivojne keto mesazhe e me japin te kuptoj te vazhdoj ta bej kete pune me gjithe dashurine e perkushtimin qe me karakterizon.

  9. Jashtzakonisht e kenaqur me trajnimin Picking Eater per djalin 15 muajsh .
    Kur njoha Gerten edhe menyren sesi ajo shpjegon me shume pasion edhe perkushtim cdo gje nga trajnimi doja te ktheja kohen pas kur fillova ushqimin per djalin tim , programi i saj na ndihmoj te dyve , mua sesi ta lija djalin te lire te eksploronte ushqimet , mos te fokusohesha tek sasi por tek menyra , durimi qe duhet te kemi per te arritur qellimin per nje ushqyerje sa me te mire.
    Djali hante vetem pure kishte nje reflux sesintive edhe vetem villte shume stresuese per te dy .
    Pas trajnimit ndryshuan cdo gje , ai i shijon frutat nga dora e tij ushqimin me copa , kemi akoma shume pune por e morem hapin per te dal nga ajo situat qe na stresonte te dy . Nje faleminderim shume i madhe
    Nje keshille per te gjitha nenat qe kur t fillojn ushqimin bebushit qe ne hapat e para merrni programin mos degjoni eksperincat e mamave me perpara cdo femij eshte i ndryshme . Tani qe njoha Coach Gerten jam mese gati per nje bebush tj 🥰
    Vlerim maximal 💯💫

  10. Pershendetje njerez 🙂

    Po drejtohem keshtu me shprese qe me lexon dhe ndonje baba apo dikush qe do ti beje dikujt dhurate nje trajnim te tille, Une keshtu u prezantova me faqen, Mora nje pakete per picky eaters per nje mama tjeter. Mqs ajo nuk e perqafoj trajnimin, vendosa te mar pjese vete edhe pse nuk ka probleme me ushqimin djali im.

    Ajo qe kam vertetuar nga ky trajnim eshte se gjithmone duhet te kemi nje kontakt me nje profesionist te nje fushe te caktuar, sidomos kur behet fjale per femijet dhe menyren e edukumit.

    Ushqimi nuk eshte vetem nje domosdoshmeri per mua, eshte nje proces edukimi per te respektuar veten dhe natyren. Trupin dhe mendjen.

    Une e vazhdova trajnimin dhe kuptova rruges qe ka shume menyra per te ofruar nje ushqim apo vakt te bollshem dhe te larmishem. Ka shume menyra sjellje qe ky vakt te perqafohet nga te vegjlit tane.

    Kam mesuar si te sillem, si te flas me femijen tim, si ta le te lire femijen tim qe te kete mundesi te eksploroje vetem. Si me ndihmon hapesira per te pasur nje vakt me te mire, si mund te pasurohet nje vakt i mire, pervec gjerave ne pjate dhe ne tavoline.

    Kam mesuar nga Gerta se si me qetesi mund te jesh duke vene limite. Pra, une kam bere nje trajnim jo vetem ushqimi. Jam shume falenderuese qe fati me lidhi me Gerten vecanerisht. Pervec profesionalizmit, meson nga ajo dhe ne menyren se si i organizon klasat. E sakte, e kujdesshme, meson dhe te presesh ne rradhe hahaha

    E rekomandoj per kedo, jo vetem per mamate qe hasin veshtiresi per arsye te ndryshme.

    Uroj qe mesazhi im te ndikoje te dikush ne menyre qe te perfitoje dicka shume te vlefshme qe do ta kete gjithmon me vete.

    Faleminderit Gerta <3

  11. Pershendetje. Perpara se te njihja trajnimin picky eaters,gjendja ne familjen tone cdo dite e perkeqesohej. Te qarat e djalit shoqeruar me te mijat. Mora programin me shpresen dhe nevojen e madhe qe situata te ndryshonte. E kishim te domosdoshme te kuptonim ku calonim. Bashke me Gerten duke na dhene kurajo jave pas jave,duke na mesuar cdo gje me më te imtin detaj,duke na u pergjigjur pa hezitim cdo pyetje sot djali im, ushqehet vete. Nuk ha me pure,por me copa. Nuk ha vetem nje kategori ushqimesh,por te gjitha llojet.
    Nga nje femije qe nuk kujtohej kurre per te ngrene sot vjen e thote “mama amm” dhe vrapon te karrigia e ushqimit. Ka shtuar peshe mrekullisht mire dhe mbi te gjitha shijon te gjithe procesin e ushqyerjes.
    E rekomandoj per kedo kete trajnim. Sepse eshte gjitheperfshires,jo vetem per femijet picky eaters. Vertet ja vlejti. Ishte ajo qe une dhe djali im kishim kaq shume nevoje.
    Nje FALEMINDERIT shume e madhe per Gerten. Bekime e suksese. Elisa

  12. Kam mar vendimin me te mire qe vendosa te behesha pjese e trajnimit.Do kisha dashur ta kisha filluar shume me heret.Do e sugjeroja per kedo, dhe kush nuk ka problem ne ushqimin e femijeve.Kupton kaq shume meson kaq shume.Sot ndjehem me e sigurt ke vetja per ca ti ofroj ti ofroj birit.Nje falenderim per ty Gerta per ca na mesove po mbi te gjitha per qetesine perkushtimin dhe disponibilitetin qe ke treguar ne cdo moment🥰

Lini një Përgjigje