Cheesecake me Mango

Mosha 10-12M+

Per bazen:
•200 gr biskota pa sheqer,
•150 gr gjalp.
Per kremin:
•1/2 e nje mango,
•1 veze,
•1 luge sheqer kaf,
•2 luge niseshte,
•1 pustine vanilje,
•500 ml qumesht (kokosi, soja ose bajame per moshat nen 12M)


Dekori: cokollate e zeze 70%, fara te zeza lulekuqeje, manaferra te ngrira.

🎈Pergatitja:


Ne fillim punojme bazen. Grimcojme biskotat me mikser, shtojme ngadale gjalpin e shkrire dhe e hedhim masen ne nje tepsi, sheshojme siperfaqen dhe e vendosim te frigorifer per gjysem ore.

Nderkohe ziejme pak mangon, pastaj e kalojme ne mikser, e leme te ftohet. Ne nje ene rrahim vezen me sheqerin, shtojme niseshten, vaniljen dhe qumeshtin. Rrahim mire me tel kuzhine, shtojme dhe mangon.

E vendosim masen ne zjarr dhe e perzijem vazhdimisht deri sa te kapet. Pastaj e kalojme ne tepsine me biskota. E leme te ftohet dhe dekorojme sipas deshires.

Receta nga @recipes_by_ester

Lini një Përgjigje