Supe me Karrote 🥕 & Peshk 🐟

Mosha 10M+

Kohezgjatja 25 min

Perberesit

  • 300 g merluc 🐟
  • 4 karrota 🥕🥕🥕🥕
  • 1/2 qepe
  • 4 dl uje (nese deshironi i shtoni 1 dl qumesht ne fund)
  • 2 buljon (vegeta)
  • 1/2 limon
  • 1 Qepe e njome

Pergatitja

  1. Pastroni peshkun dhe e prini ne disa copa terthorazi.
  2. Qerroni karrotat dhe priji ne disa copa.
  3. Grijeni qepen imet dhe vendosi bashke me karrotat ne nje tenxhere.
  4. Shtoni ujin, buljonat/vegetat, lengun e limonit dhe i lini te ziejne derisa karrotat te zbuten.
  5. Perdorni mikserin per te perfituar nje pure te imet dhe pastaj shtoni dhe peshkun ne tenxhere dhe lereni te ziej sebashku edhe per disa minuta akoma (rreth 10 min te tjera).
  6. Nese do ti shtoni qumesht, hidhjani pak pasi ta keni servirur suoen ne pjate. Zbukurojeni edhe me qepe te njome siper.

Lini një Përgjigje