Nese ja keni nisur ushqimin prej 4M (nga 6M e ne vazhdim ky kombinim eshte shume i shijshem)
- 1 Pastinak
- 1 Dardhe
- 1 luge vaj bebesh / ulliri extra Virgin ose vaj kokosi
- (1 luge qumesht gjiri/formule nuk ka nevoje te zihet)
Veproni ne kete menyre:
- Qerroni pastinakun dhe dardhen
- I prisni ne copa te vogla
- Ne nje tenxhere hidhni pak uje, sa te mbuloni copat.
- I zieni 10 deri 20 minuta derisa te jene zbutur plotesisht.
- E ruani lengun qe keni zier pastinakun dhe dardhen dhe perdoreni per te bere puren e tyre, shtoni uje te zier tjeter nese pureja ju del shume e trashe.
- Lereni te ftohet ne temperaturen e ambjentit perpara se tja jepni femijes.
- Pasi te jete ftohur hidhni vajin e ullirit dhe qumeshtin e gjirit/formules
