Per Ty/Ju Qe Je Bere Prind

Ti si nene apo baba ke per te takuar perpara nje kohe te mrekullueshme dhe sfiduese njekohesisht.

Fëmija eshte nje person i vogel me mendime, ndjenja dhe me personalitetin e tij unik. Keshtu qe ju duhet kohe qe te mund te njihni me te: te mësoni se cfare ai deshiron prej teje, cfare i duhet dhe si ai reagon.

Ta imagjinosh se si eshte ekzistenca e te qenurit me nje femijne i cili kërkon vëmendje dhe kujdes eshte mjafte e veshtire. Ky eshte vetem fillimi i nje kohe te mrekullueshme dhe rrugetimi i edukimit dhe rritjes se tij ne nje bote te re!

Shume prinder ndihen te pasigurte per rolin e prinderimit. Eshte krejt e natyrale te ndihesh ne kete menyre kur behet fjala qe duhet ta permbushin ate. Te jesh prinder nuk eshte dicka qe dikush e ka mesuar dhe do ta bej tani, madje disa nuk kane me prinderit e tyre per tua mesuar ne vazhdim apo të kene ne dispozicion te afer qe tu tregoj sesi duhet te jeni e silleni mefemijen tuaj. Keshillat mund tju ndihmojne por je ti si prind qe duhet te kuptosh femijen tend ne rradhe te pare. Ndonjëherë ti i jep perkujdesje natyrshem me shume sec duhet fëmijës tend ku ne me te shumten e rasteve ti perpiqesh te besh me te miren per femijen tend pa menduar me shume pertej kesaj. Nese ka dicka qe ti mendon se duhet kuptuat te femija juaj, ti mund ta gjesh vet pergjigjen kur ti e njeh mire femijen tend dhe e ndihmon ate dhe veten per te bere ate qe eshte e drejte per ty dhe femijen tend.

Ndihma me e madhe per keshilla, jane padiskutim mjeket pediater qe ndjekin femijen tuaj, por edhe prinder te tjere qe ndajne te njejtat interesa dhe moshe me femijen tuaj.

Që te kuptoni femijen tuaj, ju duhet ta vezhgoni ate, te ndiqni reagimet e tij ne situata te ndryshme qe atij i ndodhin ne perditshmerine e tij. Perpiquni qe midis te dy prinderve te respektohet mendimi, duhet te shmanget mendimi qe njeri prej jush eshte me ekspert se tjetri. Te dy duhet te japin kontribut per rritjen dhe edukimin e fëmijës. Te dy rolet e prinderve jane te rendesishem ne rritjen e fëmijës. Ndaj duhet nje bashkepunim i ndersjellte nga te dy prinderit. Kuptohet qe roli i nenes eshte vendimtar ne vitin e parë të jetes se fëmijës per ushqyerjen, perkujdesjen etj. Kjo eshte krejt e natyrshme. Por kur behet fjale per ngrohtesi, siguri, drejtim, apo shembuj te mire e te drejte eshte mire qe te dy prinderit te japin kontribut te perbashketa.

Cila gje mendon se eshte gjeja me e rendesishme per femijen tend ne gjithe kete pjesen e parë të jetes se tij?

Po e mbyll me kete pyetje qe tju ve te mendoni pak nese e njihni mjaftueshëm femijen tuaj? Pres pergjigjet!😊

Tashmë Receta Baby edhe ne kanalin ne YouTube

7 Comments

  1. Femija qe kur eshte ne bark do qetesi dhe dashuri per t’u ndjere i/e sigurt me ardhjen ne kete boten e re. Jam shume dakord me mendimin tuaj se prinderit duhet te respektojne njeri-tjetrin persa i perket rritjes se femijes. Deri me sot nuk kam njohur ndonje ekspert ne rritjen e femijeve. Te gjithe sfidohemi njesoj nga keto qenie te vogla por te mrekulueshme.

    • Shume e vertete, femija merr me vete ndrsite tona e te cdo gjeje qe ndodh rreth nenes. Nuk ka 1 model ekzakt per rritjen e femijve. Por ne mund te jemi modeli me i mire per femijet tane duke u dhene shembullin me te mire tonin.

  2. Shume e veshtire te gjesh nje partner te tille, por perpiqen te pakten te bejne me te miren

    • Momentin qe e kupton se tashme nje Zemer e re rrah brenda teje,duhet ta kuptosh qe ajo jete e re eshte e mbeshtetur tek ti qe nga momenti qe eshte nisur e deri ateher kur te mos jet me.gjithqka qe i duhet femijes si ne fillim te jetes si gjate gjithe jetes eshte dashuria e pa kusht dhe kujdesi per te nga te dy prinderit.🥰

      • Vetem ne kete histoei mund ta kuptosh shume mire sesa e madhe dhe pa kushte eshte dashuria e prinderve per femijen e tyre. Nje histori qe mbetet thelle ne mendje. Shume frymezuese per dashurine e madhe nene-femije

  3. Pingback: Guida e Plote e Ushqyerjes se Femijes per Here te Pare – @recetababy – Receta BABY

  4. Sa me pelqeu kjo pjesa qe ke shkruar Gerta, ne si prinder duhet te ja themi vetes cdo dit ket, “duhet respektuar mendimi i prindit tjeter” keshtu femijet tone riten dhe edukohen sic duhet, por dhe mardhenia burre grua behet me e shendetshme.

Lini një Përgjigje