Gjelle me Patate me Kripe Himalaya

Mosha 8M+

Përbërësit e recetes

  • 1/4 Qepe e thate
  • 1 Karrote mesatare 🥕
  • 2 kokrra patate 🥔
  • 1 gote leng mishi dhe 1 thele mish vici me kocke (i bere gati me pare)
  • 2 Domate te thara 🍅 ose (1/2 domate e fresket)
  • 1 lugë vaj ulliri
  • 1/2 fete Buke (tul buke)
  • 1 maje luge e vogel Kripe Hymalaja roze

Përgatitja e recetes:

  1. Ne nje ene me pak vaj ulliri dhe i japim nje kavërdisje te lehte mishit qe e kemi te zier te bere gati me pare
  2. Qërojmë, lajme dhe i presim perimet ne copa të vogla. Se pari grijme holle qepen dhe e kaverdisim me mishin duke e tretur mire, por jo plotesisht, gjate kohes se kaverdisjes i shtoni pak e nga pak lengun e mishit.
  3. Karrotat dhe pataten e prere ne copa jo shume te vogla i shtoni në enë. Duke i kaverdisur te gjitha sebashku perreth 5 minuta.
  4. Shtoni domatet e thata te prerane copa (ose edhe pure domate te freskta)
  5. I shtoni uje enes derisa te mbulohen perimet dhe lereni 20 min te ziejnë sebashku, me nje kapak siper
  6. Në 5 minutat e fundit shtoni majen e kripe nga Himalaya ne ngjyre rose per ti dhene me shume shije.
  7. Kur ta servirni ne pjate hidhni tulin e bukes te thermuar ne copa të vogla në mënyrë qe te thithe lengun e femija te mund ta ndiej sa me te butë e te shijshem ne gojë.

Nese deshironi te dini përse përdorem pak nga kripa Himalaya klikoni ketu per te mare me shume informacion rreth saj.

2 Comments

  1. te lumt je shume emire

Lini një Përgjigje