Couscous me Pule & Perime

Mosha: 7M+

Përbërësit e recetes:

  • 80g mish pule (pa kocka e lekure)
  • 60g couscous
  • 1/2 Spec i kuq
  • 1 Karrotë e vogel
  • 40g bishtaja/barbunja ose bizele
  • 1 luge e madhe vaj ulliri
  • 100ml uje

Përgatitja e recetes:

  1. Ngroni furren ne 200° në pjekje larte e poshte , ose 180° në opsionin me fryrje ajri.
  2. Vendosni ne nje tave mishin e pules dhe specin e kuqte piqen me pak vaj ulliri.
  3. Piqi 15-20minuta derisa speci te jete zbutur pak dhe mishi i pules te jete pjekur gjysem.
  4. Nderkohe karroten e prijeni ne copa të vogla dhe sebashku me bishtajat (ose bizelet) vendosini te ziejne ne nje tenxhere me 100 ml uje pa kripe.
  5. Ne nje ene qelqi apo tenxhere tjeter, hidhni masën e couscousit dhe pasi te kete zier karrota me bishtajat (bizelet) sebashke dhe me ujin e saj hidheni ne enen ku keni vendosur couscousin. Lereni te pushoj 5 minuta.
  6. Mishin e pules dhe specin coptojini dhe shtojani couscousin duke e trazuar me nje pirun edhe per ta ruajtur te shkrifet.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje