Femija 3 Javë

Femija 3 javsh – A ta ka dhuruar buzëqeshjen e parë?

Mesatarisht vajzat peshojnë perreth 4,3 kg dhe varjojne ne nje peshe (2,8-4,6 kg) dhe jane 53 cm ndersa varjojne ne gjatesi(50-58 cm)të gjata. Djemtë mesatarisht jane 4,5 kg dhe 55 cm.

Zakonisht femijet e japin buzëqeshjen e parë kur ata jane midis javes se 4-te dhe të 6-të. Ky është një moment shume i rëndësishëm per ty dhe bebin tënd. Perpara kesaj kane qenë levizjet dhe e qara menyra e komunikimit midis bebit dhe nenes. Por edhe pervec nje shikimi, apo reagimi me ndonje gulçim te papritur qe bejne bebet. Perpara se femija te qesh me vetedije, mund ta keni hasur te qesh pa ndonje arsye apo shkak te caktuar. Duket sikur qesh me veten, e kenaqet me veten e vet dhe ben një fytyre ëngjellore. Disa qeshin perpara se ti zë gjumi, ose ne gjumë, disa qeshin ndërsa bejne piping dhe disa te tjere kur lirohen nga dhimbjet e barkut kur gromesijne. Por kur vjen ajo buzëqeshja e vertete e tyre cdo prind arrinë ta dalloj menjëherë. Ndonjëherë shoqerohet edhe me te qeshur me zë.

Ana sociale dhe zhvillimi i fëmijës në javen e tretë

  • Kete periudhe femija mund te bej tinguj te tjerë pervec të qarit. Gulcime të lehta psh.
  • Femija fillon te degjoj tinguj apo rrokje te ndrysheme si ma, ba, pa.
  • Fëmija fillon kontaktinme sy me nenen. Fillon ta ndjeni e ta dalloj qartësisht mes zërave të tjerë.

Shqisa dhe pjesa motorike

Nga java e katërt shikimi i fëmijës fillon të qartësohet me tepër, psh femija fillon te kuptoj dhe e mban shikimin nese dicka afrohet afer fytyres, por akoma ska filluar te ndjek me levizje te shikimit objektet.

Femija ka filluar te degjoj qe ne muajin e 5-6 te shtatzanise, dhe nje femije i sapolindur arrin te kuptoj melodine e nje muzike apo zerin e nenes ndersa e ka degjuar me pare ne barkun e nënës.

Femija 3 jave fillon te tregoj vëmendje per zhurma te reja qe degjon perreth.

Femija fillon te arrij te mbaj ne dore objekte. Arrin ti mberthej sot me dore, psh nje rrëk-rrëke.

Lini një Përgjigje