Përshëndetje Nëna 🤱

Përshëndetje!

Uroj te jeni mire ju dhe bebat tuaj, krijesa juaj me e shtrenjte, universi juaj, gjeja me e bekuar dhe e bukur ne jete!

Ju falenderoj te gjithave nga zemra qe e ndiqni kete faqe dhe e beni te eci perpara.

Kjo faqe ka në fokus ushqyerjen e bebeve dhe fëmijeve sipas grupmoshave te ndryshme, qe nga momenti i fillimit te ushqimit per here te pare rreth 4 apo 6 muajsh, derisa femija te ndertoj nje pavaresi dhe te themeloj shijet e shendetshme dhe ushqimet e duhura ne te perditshmen e tij duke ndjekur receta qe përmbajnë nje larmishmeri produktesh qe kane ato vlera ushqyese qe vecanerisht cdo femije duhet ti marr kryesisht ne vitet e para te jetes.

Une ju ftoj të lexoni artikujt në këtë faqe blogu, te bazuara te gjitha në eksperiencen e një nëne me fëmijë por jo vetem, pasi puna cdo dite me femijet te grupmoshave te ndryshme me ka bere te njoh me nga afer realitetin e ushqyerjes se tyre ne menyre sa me te shendetshme.

Tashme nje eksperience rreth 4 vjecare ne cerdhet dhe kopshtet e femijve ne shtetin norvegjez, ku ushqimi eshte nje nder prioritetet kryesore te tyre.

Keshillat bazohen ne studime, trajnime, keshillime me mjek edhe institute kerkimore shkencore qe punojne per zhvillimin dhe rritjen e femijes ne menyre te shendetshme dhe te kontrolluar.

Eksperinca ime personale lidhet dhe me te qenurin nene e nje fëmije (djale) ku ushqimi ka qenë nje sfide e perditshmerise sone, por qe sot ka dhene rezultate e veta te frytshme dhe kjo fal ketyre keshillave te ndjekura me perpikmeri dhe me shume devotshmeri nga ana ime, per ti vene ato sa me koknretisht ne praktike ne menyre qe femija im te arrinte ate rezultat qe cdo nene do e deshironte lidhur me ushqyerjen e tij. Kete nisem ja dedikoj djalit tim i cili me kane bere qe sot te jem e motivuar per ti ndar keto receta e keshilla me cdo nene per te rritur sa me shume lumturine e femijes se tyre ne lidhje me ushqyerjen shendetshem dhe ne menyren e duhur.

Jam perpjekur shume qe femija im te provoj shumellojshmeri produktesh per te mesuar te gjitha shijet e mundshme dhe produktin me te mire dhe ekologjik qe tregjet ofrojne.

Sot femija im eshte 2 vjec dhe prej moshes 12 muajsh ha çdo ushqimin qe une i gatuaj, duke vazhduar e ndjekur gatime të shëndetshëme dhe të shumëllojshme cdo dite. Tashme ha si ne te rriturit dhe ne shtepine tone gatuhet nje gjelle, jo disa njekohesisht, qe ju nena e dini mire qe kerkon shume mund, kohe dhe perkushtim. Apo jo?

Ju ftoj ne faqen @receta_baby ne Instagram, ne kanalin e YouTube dhe Facebook Receta Baby, ju ftoj te beheni pjese, te ndiqni keshillat, trajnimet, perpilime menush dhe recetat e ndryshme dhe te ngrini te gjitha pyetjet tuaja te cilat ju mundojne edhe do donit nje zgjidhje.

Per nje info me te permbledhur personale Lexoni ne foton me poshte:

Faleminderit 🤱 Zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj.

Kur nisi ky blog djali im ishte 8 muajsh e gjysem.


Me dashuri Gerta Veliu, mami i Noahs

Administratore e @receta_baby


Vleresoni kete faqe

Vlerësim: 1 nga 5.

12 Comments

  1. Super 🥰

  2. Liam’s mum

    Super receta🥰 thank you😍

  3. Faleminderit per Kohen qe ndan per te na keshilluar per Femijet tan dhe recetat jan mrekulli.Suksese e dashur u gezofsh gjithmon 🥰❤️

  4. Urime per arritjet tuaja dhe faleminderit shum qe ndani me ne receta kaq te vlefshme!😊

  5. je shume e mire doja nje pergjigje po pate mundesi kam djalin 5 muajsh e gjysem gati 6 i jap qumesht formule se nk kam patur gji i hedh nje luge miell orizi dhe pak biskote pinte cdo 4 ore 150 ml ka dite qe e le nk e do nk e kuptoj pse pi me pak si tja bej pi ca kohe rregullisht pastaj fillon e le pi me pak

    • Te falenderoj per fjalet! Te sygjeroj te mbash nje rutine te rregullt qe dhe femija te fitoj siguri ne cdo vakt qe do pi dhe do haje. Oraret e qumeshtit duhet te jane ne diference minimalisht 1 ore nga vaktet e ushqimit

  6. You are the best 🌹

Lini një Përgjigje te @receta_babyAnuloje përgjigjen